Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
USAID

USAID Maqedoni: Prej popullit Amerikan

Që nga viti 1993, populli amerikan ka investuar rreth 500 milionë dollarë amerikanë në Maqedoni përmes USAID-it. USAID është duke implementuar projekte me të cilat rriten investimet, krijohen vende të punës, zvogëlohet korrupsioni dhe përmirësohet cilësia e arsimit në Maqedoni. Këto nisma e përkrahin tranzicionin e Maqedonisë drejt demokracisë stabile dhe integrimit të suksesshëm në Bashkimin Evropian. USAID siguron ndihmë ekonomike dhe humanitare për më tepër se 100 shtete.