Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Komunikata për mediat 2010

Lajme dhe ngjarje nga Ambasada

Seksioni për shtyp pranë Sektorit për marrëdhënie me publikun organizon konferenca për shtyp, informon dhe interviston, siguron tekste, transkripta dhe artikuj tjerë ku shprehet dhe shpjegohet politika e Shteteve të Bashkuara, prodhon përmbledhje ditore të qëndrimit dhe përmbajtjes informative të mediave për ambasadorin, dhe përgatit raport ditor për reagimet e mediave në Maqedoni në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me SHBA-të, politikën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet bilaterale. Këto lloj raportesh më tej përcillen deri te zyrtarët më të lartë të qeverisë së SHBA-ve në Shtetet e Bashkuara dhe në Republikën e Maqedonisë.

Komunikatat për mediat në vitin 2010

Ambasadori Reeker do të jetë prezent në dhjetë vjetorin e odës amerikane - 17 nëntor, 2010

Ambasadori i SHBA-ve Philip T. Reeker do të jetë present në kremtimin e 10 vjetorit të Odës ekonomike amerikane në Maqedoni që do të mbahet sot, më 17 nëntor prej orës 20:15 – 20:45 në hotelin “Aleksandar Palace”. Ambasadori Reeker do të mbajë një fjalim para një publiku prej rreth 300 të ftuar nga komuniteti afarist, sektori joqeveritar, përfaqësues të qeverisë dhe mediave. Fjalimi i ambasadorit do të pasojë pas fjalës hyrëse të presidentit të Bordit të drejtorëve të Odës amerikane, Stefan Pavljanskit, i cili do të flasë për arritjet e Odës gjatë 10 viteve të kaluara, si dhe për planet në të ardhmen. Oda amerikane gjithashtu do të ndajë mirënjohje për anëtarët të cilët aktivisht kanë kontribuar gjatë 10 viteve të kaluara. Përfaqësuesit e mediave të interesuar për të mbuluar ngjarjen ftohen në Aleksandar Palace më së voni deri në orën 20:00 me qëllim që të mund të ndjekin pjesën zyrtare të programit. Kërkohet që përfaqësuesit e mediave të paralajmërojnë prezencën e tyre!

Për informata më të hollësishme kontaktoni zyrtaren e Odës, përgjegjëse për komunikim dhe çështje administrative, Gordana Karanfilloska Dimoska në +389 (0)2 3216 714.

# # #

Oda ekonomike amerikane ka për qëllim të mbështesë dhe avansojë intereset e bizneseve nga SHBA, bizneseve ndërkombëtare dhe bizneseve lokale udhëheqëse në Maqedoni, dhe të promovojë aftësitë konkurruese të vendit. Ne i arrijmë të gjithë këto qëllime duke ndërtuar lidhje të fuqishme mes anëtarëve tanë, me investorët e huaj, autoritetet lokale, Odat tjera amerikane, komunitetin ndërkombëtar në Maqedoni, liderët tjerë dhe ekspertët. Përmes evenimenteve tona, iniciativave dhe publikimeve, në mënyrë aktive promovojmë praktikat më të mira afariste amerikane, standarde të larta të praktikës afariste dhe një klimë të shëndoshë afariste. 

Ambasada e SHBA-ve dhe Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit së bashku në një aksion humanitar

Ditën e enjte, më 14 tetor 2010, Ambasada e Shteteve të Bashkuara do t’i bashkangjitet aksionit humanitar të Kryqit të kuq të Shkupit për dhurim të gjakut dhe grumbullim të produkteve ushqimore që do të zhvillohet në Ambasadën e SHBA-ve prej orës 10:30 deri në ora 16:30. Ky është viti i dytë që ambasada dhe Kryqi i kuq po bashkëpunojnë në një eveniment të tillë. Ambasadori i SHBA-ve Philip Reeker, dhe sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Sait Saiti, do të japin një deklaratë të përbashkët në orën 13:00. Qëllimi i këtij aksioni humanitar është që të bashkohen njerëzit nga të gjitha komunitetet, pa marr parasysh religjionin dhe bindjet e tyre politike, për t’u fokusuar në një kauzë të përbashkët – ndihmë për komunitetin. Përpjekjet tona do të ndihmojnë Kryqin e kuq në grumbullimin e furnizimit të rezervave të  gjakut, dhe do të ndihmojë familjet në nevojë me produkte ushqimore dhe gjëra të tjera për muajt e dimrit. Ky aksion gjithashtu do ta ndihmojë Kryqin e kuq në  krijimin e një rrjeti më të gjerë të dhuruesve në Maqedoni, me qëllim që të furnizohet sasi e mjaftueshme për të plotësuar nevojat në të ardhmen. Duke marr pjesë në këtë aksion, dhuruesit e gjakut dhe ata  qytetarë që do të kontribuojnë me produkte ushqimore të konzervuara, do të jenë në gjendje të kontribuojnë në një mënyrë domethënëse në një fushatë që synon të ndihmojë ata që janë në nevojë. Ambasada e SHBA-ve dhe Kryqi i kuq i Shkupit shpresojnë se më 14 tetor do të mund të na bashkangjiteni në këtë aksion, dhe se mbështetja juaj për Kryqin e kuq do të vazhdojë gjatë tërë vitit. I inkurajojmë donatorët që të vijnë me taksi, ngase mundësia e parkimit do të jetë shumë e kufizuar. Për mediat: gazetarët që dëshirojnë të mbulojnë ngjarjen duhet të regjistrohen në Zyrën për marrëdhënie me publikun pranë Ambasadës së SHBA-ve (e-mail: Nidija CilimanovaLindita Ahmeti ose përmes telefonit në 310 2000 lokali 2144 ose 2023) më së voni deri në orën 16:00 të 13 tetorit. Përveç emrit, të dhënave për median, dhe numrin e letër-njoftimit, gazetarët do të duhet të japin informata mbi kohën e saktë kur planifikojnë të vijnë në ambasadë. Për të gjithë ata që dëshirojnë të mbulojnë deklaratën e përbashkët, ju lutemi që të jeni prezent para hzrjes anësore të Ambasadës jo më vonë se në orën 12:30.  

Ambasadori Reeker shoqëron gjeneral-nënkolonelin Stojanovski në Komandën e bashkuar të NATO-s në Napoli -2 shtator, 2010

Ambasadori Philip Reeker do të shoqërojë kryeshefin e Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral nënkolonelin Mirosllav Stojanovski gjatë vizitës së tij në Komandën e bashkuar të NATO-s në Napoli të Italisë për takime që do të mbahen më 2 dhe 3 shtator. Komandanti i Komandës së bashkuar të NATO-s Mark Fitzgerald do të jetë nikoqir i takimit me ambasadorin Reeker dhe gjeneralin Stojanovski ku do të diskutohet për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal. Komanda e bashkuar në Napoli, në bashkëpunim me shtabin rajonal në Shkup këshillon, vlerëson dhe kontribuon në trajnimin e forcave të armatosura të Maqedonisë sipas  procedurave të përbashkëta/të kombinuara të NATO-s. Kjo vizitë është shembull i një partneriteti të çmuar dhe të vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin ushtarak.

Presidenti Ivanov nderon drejtorin e Korpusit të paqës  Aaron S. Williams - 14 korrik 2010

Drejtori i Korpusit të paqës Aaron S. Williams, i cili prej 12-15 korrik qëndron për vizitë në Maqedoni për konferencë rajonale të drejtorëve të Korpusit të paqës, dje në Ohër u takua me presidentit Gjorge Ivanov.  Drejtori i Korpusit të paqës për Maqedoni, Stephen Kutzy dhe ambasadori I SHBA Philip Reeker i u bashkangjiotën drejtorit Williams në Villën Biljana në Ohër. Presidenti Ivanov shprehu nderimin e tij për punën e vullnetarëve të Korpusit të paqës dhe potencoi lidhjet e përhershme që ata i krijojnë mes SHBA dhe vendeve nikoqire.  Puna e tyre në Maqedoni shton miqësinë e popullit amerikan me Republikën e Maqedonisë.  Presidenti Ivanov bëri të ditur vendimin e tij për të nderuar Korpusin e paqës me rastin e 50-vjetorit si dhe 15- vjetorit të Misionit të Korpusit të paqës në Maqedoni. Duke u falënderuar për mirënjohjen, drejtori Williams tha: “Kam nder të veçantë të pranoj këtë çmim që vlerëson partneritetin mes vullnetarëve tanë në Korpusin e paqës dhe popullit në Maqedoni.  Korpusi i paqës u themelua në vitin 1961 për të promovuar paqë dhe miqësi në botë, dhe puna jonë në bashkëpunim me komunitetet e Maqedonisë sot vërtetë përfaqëson vizionin e presidentit Kennedy për shërbim publik.” Me kënaqësi të posaçme drejtori Williams potencoi se Maqedonia është vendi i parë që njohu 50-vjetorin e Korpusit të paqës.  Drejtori i Korpusit të paqës/Maqedoni, Stephen Kutzy iu falënderua presidentit Ivanov për mbështetjen dhe vlerësimin e bashkepunimit mës Korpusit të paqës dhe qeverisë së Maqedonisë në 14 vitet e fundit. Të dhëna për Korpusin e paqës:  Që nga viti 1961, afër 200,000 amerikanë iu bashkangjitën Korpusit të paqës për të ndihmuar në promovimin e mirëkuptimit mes amerikanëve dhe popujve të 139 shteteve ku ata kanë shërbyer.  Ndërsa Korpusi i paqës i afrohet 50-vjetorit në vitin 2011, 7671 vullnetarë në 77 shtete nikoqire e vazhdojnë trashëgiminë për të promovuar paqë dhe miqësi në tërë botën.  Vullnetarët ofrojnë ndihmë praktike në fusha të ndryshme duke e ndarë pasurinë më të vlefshme të Amerikës- njerëzit.  Në Maqedoni Korpusi i paqës filloi të funksionin në vitin 1996 me një grup prej shtatë vullnetarësh.   Sot 65 Amerikanë shërbejnë si vullnetarë të Korpusit të paqës në Maqedoni dhe punojnë në dy sektorë,  Zhvillim të Arsimit Anglisht dhe Zhvillim Shoqëror.  Që nga viti 1996 mbi 200 vullnetarë kanë shërbyer në këto dy fusha programore në Republikën e Maqedonisë. Per të mësuar më tepër mbi Korpusin e paqës, ju lutemi vizitoni web faqen e Korpusit të paqes.

Për më tepër mbi biografinë e drejtorit Williams, shikoni biografinë e bashkangjitur.  

Deklaratë e Ambasadorit Filip T. Riker mbi akcionin e sotshëm policor - 12 maj, 2010

Shtetet e Bashkuara përshëndesin akcionin e suksesshëm të policisë së Maqedonisë kundër elementeve kriminele që në mënyrë evidente planifikojnë veprime të dhunshme kundër qytetarëve të Maqedonisë. Siç kemi potencuar edhe në deklaratën tonë të përbashkët me anëtarët tjerë të komunitetit ndërkombëtar të 27 prillit, ne përsëri dëshirojmë të theksojmë kundërshtimin dhe dënimin tonë të ashpër të dhunës dhe të atyre që promovojnë atë. 

Ndihmës Sekretari i Shtetit Viziton Maqedoninë - 12 maj, 2010

Ndihmës sekretari i shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Filip H. Gordon do të vizitojë Maqedoninë më 13 maj 2010. Kjo është vizita e tij e parë në Maqedoni, që nga maji 2009 kur Daniell Frid ia dorrëzoi pozitën. Gjatë vizitës së tij, ndihmës sekretari Gordon, i shoqëruar nga ambasadori Riker do të takojë presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski, kryetarin dhe deputetin e BDI-së Ali Ahmeti, dhe kryetarin e LSDM-së Branko Crvenkovskin. Në këto takime, ndihmës sekretari Gordon do të diskutojë mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe në planin ndërkombëtar, përfshirë marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Maqedonisë, stabilitetin në rajon, dhe procesin e integrimit të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike. Për të lexuar biografinë e ndihmës sekretarit Fil Gordon në gjuhën angleze. Biografia e tij në gjuhën maqedonase dhe shqipe është e bashkangjitur.  Ditën e enjte, pas takimit me kryeministrin Gruevski, në ndërtesën e qeverisë do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp (mediat për këtë eveniment do të ftohen nga qeveria). Gjithashtu, më 13 maj para takimit me kryetarin e BDI-së Ahmeti në ora 16:00 në rezidencën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara (Pitu Guli p.n.) do të jepet mundësi për fotografim. Mediat që dëshirojnë të fotografojnë takimin duhet të arrijnë në rezidencë 15 minuta më herët dhe të regjistrohen në Zyrën për marrëdhënie me publikun (tel. 070 350 196 ose në e-mail: Nidija CilimanovaLindita Ahmeti) më së voni deri në ora 17:00, 12 maj 2010.  

Ambasada e SHBA-ve në Shkup lëshon në përdorim formular të ri online për aplikim për viza - 7 maj, 2010

Duke filluar më datë 31 maj, Sektori Konsullor i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup do të kërkojë që të gjithë aplikantët për vizë të plotësojnë formularin për aplikim (DS-160) të bazuar në Internet. Formulari i ri elektronik është më ekologjik ngase kërkon që parashtruesit e kërkesës për vizë të shtypin vetëm një faqe dhe të njëjtën t’a sjellin në intervistë (momentalisht, aplikantët duhet të sigurojnë 3-5 faqe). Përveç kësaj, formulari i ri është më gjithëpërfshirës sesa formulari aktual, dhe do të mundësojë që zyrtarët e konsullatës të vlerësojnë në mënyrë më të shpejtë dhe më të saktë kualifikimin e aplikantëve për vizë, gjë që do të shkurtojë kohëzgjatjen e intervistës për vizë. Formulari i ri do të jetë në dispozicion për publikun që nga data 10 maj, për të gjithë ata që dëshirojnë t’a përdorin. Për informata shtesë mbi formularin e ri, ju lutemi vizitoni veb faqen për viza joimigruese.  

Ambasadori Riker bashkangjitet në një ceremoni të EXBS për donacion për policinë kufitare dhe doganën e Maqedonisë  - 4 maj, 2010 (pdf 155kb)

Në një ceremoni, të mërkurën, më 5 maj, Ambasadori i SHBA-ve Filip Riker do t’i bashkangjitet Ministrit të Punëve të brendshme Gordana Jankullovska, Ndihmës drejtorit për çështje kufitare dhe migracion Marinko Koçovski, Udhëheqësit të sektorit për dogana nga Ministria e financave Zoran Gligorov, dhe Zëvendës drejtorit të Administratës doganore Lulzim Xhemaili për të prezantuar mjetet me vlerë prej 146,000 dollarë për Policinë kufitare, dhe 63,000 për Administratën doganore.....


Deklaratë e përbashkët e shefave të misioneve të BE-së, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA në Shkup - 27 prill 2010 (pdf 109kb)

Misionet e BE-së, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-ve në Shkup sot bënë publike deklaratën në vijim: “Dëshirojmë të theksojmë besimin tonë që integrimi euro-atlantik, si dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes kornizë të Ohrit mbetet rruga më e mirë drejt përparimit për të gjithë qytetarët e këtij vendi dhe për tërë rajonin.” ... 

“Vrapo me qëllim- Jo varfërisë” gjysëm-maraton të shtunën

Vullnetarë nga Maqedonia do t’i bashkangjiten stafit të Ambasadës të SHBA në Maqedoni që me fuqinë e tyre, kohën dhe përpjekjet të kontribuojnë për projektin “Vrapo me qëllim- Jo varfërisë” që e udhëheq OJQ lokale Integriteti Alfa Omega.  Evenimenti “Vrapo me ëellim” është gjysëm maraton që Integriteti Alfa Omega e organizon pesë vite me rradhë me qëllim të rritjes të aktivizmit dhe vullnetarizmit.  Këtë vit vrapuesit në gjysëm- maratonin aktivisht kërkuan sponsorues për të mbledhur fonde për tre projekte për shërbim të bashkësive lokale.  Stefani Roulands, vullnetare në OJQ Sumnal dhe Brajan Riçards nga Integriteti Alfa Omega ishin mysafirë të Mirit në emisionin “Pesë Plus” në Alsat M dhe I ftuan të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në gjysëm maratonin që do të mbahet të shtunën, 10 prill, 2010.  Rregjistrimi I pjesëmmarësve në gjysëm maraton fillon në ora 10:00 në Q.T. Biser ndërsa evenimenti publik fillon në ora 10:30.  Gjysëm-maratoni fillon në ora 12:00 buzë lumit Vardar, afër univerzitetit FON.  Ftohen media të marrin pjesë dhe të mbulojnë evenimentin. 

Oda ekonomike amerikane në Maqedoni dhe Ambasada e SHBA nikoqirë të Odës ekonomike amerikane në Bullgari

Me 8 dhe 9 prill, Oda ekonomike amerikane në Maqedoni dhe Ambasada e SHBA se bashku do te jenë nikoqirë të një delegacioni afaristësh nga Oda ekonomike amerikane në Bullgari.  Kompanitë antare të Odës ekonomike amerikane në Bullgari do të kenë mundësi të njihen me partnerë potencial për biznes dhe investime dhe të takohen me afaristë të suksesshëm dhe zyrtarë qeveritar në Maqedoni.  Kjo vizitë është pjesë e përpjekjeve të Odës ekonomike amerikane në Maqedoni për të ngritur profilin e vendit, për tu afruar me kompanitë amerikane që synojnë të zgjërojnë aktivitetin e tyre, dhe për të ndërtuar ura me odat ekonomike amerikane në rajon.  Me 9 prill në ora 11:30 në Sallën ditore në hotelin Holiday Inn do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp me udhëheqësit e odave ekonomike amerikane në Maqedoni dhe Bullgari, dhe me përfaqësues të ambasadës.  Për më shumë informata kontaktoni me drejtorin ekzekutiv të odës në Maqedoni, Sonja mcGurk në telefonin +389 2 3216 714. 

Departamenti i Shtetit i publikon raportet për të drejtat e njeriut - 11 Mars, 2010
 
Departamenti i Shtetit sot i publikoi Raportet për vitin 2009 të vendeve rreth praktikimin e drejtave të njeriut.  Raporti është një element thelbësor në përpjekjet e SHBA-ve për të promovuar respektimin e të drejtave të njeriut në të gjithë botën dhe ka për qëllim avancimin e përpjekjeve në të gjithë botën në ndalimin e abuzimeve, ... 

Hapja e Këndit Amerikan në Shtip - 3 mars, 2010

 Të mërkurën, më 3 mars, me fillim në ora 11:00, Ambasadori i SHBA Filip Riker së bashku me Ministrin e Arsimit, Nikola Todorov, Rektorin i Universitetit Goce Delçev, Sasha Mitrev, dhe Kryetarin e Shoqatës Amerikane Alumni të Maqedonisë (MAAA), Atanas Kocov, zyrtarisht do ta hapin Këndin Amerikan në kampusin e Universitetit në Shtip. Ky projekt është rezultat i një partneriteti mes Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni, Universiteti i Goce Dellçev në Shtip dhe MAAA-së. ..më tepër.

Senatorët Voinoviç dhe Shahen vizitojnë Maqedoninë

Më 17 shkurt, 2010, Senatori George V. Voinovich (pdf 234kb) dhe Senatorja Jeanne Shaheen (pdf 230kb) janë qendrojnë për vizitë në Maqedoni me ç`rast do të kenë brifingje në  Ambasadën e SHBA –ve si dhe një takim me Kryeministrin Gruevski për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe. Delegacioni i Senatorëve është duke vizituar disa vende në rajon duke u ndalur në Sloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi. 

PDF LEXUES

  • PDF LEXUES
    Verzion falas

    Të gjitha dokumentet në këtë faqe janë në PDF format. Për t’i hapur ato, në kompjuterin tuaj duhet të keni të instaluar PDF lexuesin. Verzionin falas të programit mund ta shkarkoni duke klikuar në linkun e dhënë më lartë.