Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Fjalime dhe deklarata në vitin 2009

Fjalime dhe deklarata në vitin 2009

  • Ambasada e SHBA-ve e korrigjon informacionin e dhënë nga Ministri Manevski në intervistën e tij për të përditshmen Veçer (pdf 45.5kb)

    6 janar, 2010: Zyrtari për Marrëdhënie me Publikun, Ryan Rowlands i shkroi një letër gazetës Veçer, për ta qartësuar rolin e USAID-së në ndihmë të reformave të gjyqësorit në Maqedoni si dhe për ta korigjuar pohimin se sondazhet e kohëve të fundit kanë treguar një besim të shtuar të opinionit në gjyqësorin e Maqedonisë. Për ta lexuar artikullin e Veçerit rreth letrës, ju lutemi klikoni këtu. »

  • 16 Ditë Fushatë Kundër Dhunës Gjinore: Artikull i shkruar nga Ambasadori i SHBA-ve Filip T.Riker - 9 dhjetor 2009 (pdf 131kb)

    Në përkrahje të fushatës globale të 16-të ditëve të aktivizëm kundër dhunës gjinore, Ambasadori Riker shkroi një artikull në javoren maqedonase Tea Moderna. Në këtë shkrim, Ambasadori përshkruan përpjekjet e qeverise së SHBA-ve për ta luftuar dhunën kundër grave duke theksuar rëndësinë e adresimit të këtij problemi ndërkombëtar që kërkon edhe një zgjidhje ndërkombëtare. Dhuna, që për bazë ka dallimin gjinor, nuk është vetëm çështje femërore, por është një sfidë globale e të drejtave njerëzore dhe të sigurisë në përgjithësi, vë në dukje Ambasadori Riker.  

  • Nxitja e aktiviteteve sipërmarrëse në Maqedoni - 21 nëntor, 2009 (pdf 249kb)

    Ambasadori Riker në artikullin e tij, të botuar në të përditshmet Koha dhe Dnevnik, flet për përpjekjet e SHBA-ve për t`i nxitur aktivitetet sipërmarrëse në Maqedoni dhe se si kjo mund të ndikojnë pozitivisht për ekonominë e vendit. 

  • Kosovë-Maqedoni Marrëdhëniet Diplomatike hap i rëndësishëm për stabilitetin rajonal - 16 tetor, 2009

    Shtetet e Bashkuara ngrohtësisht e mirëpresin vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, si dhe përfundimin e suksesshëm të demarkacionit të kufirit të tyre të përbashkët. Ne e përgëzojmë udhëheqësinë e të dy vendeve për këtë zgjidhje që çon në marrjen e një hapi të rëndësishëm drejt integrimit Euro-Atlantik duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe të forcimit të stabilitetit rajonal. Ne e përgëzojmë edhe Zyrën Civile Ndërkombëtare për rolin e tyre kryesorë në ndërmjetësimin e përfundimit të demarkacionit të kufirit,i cili është një element i rëndësishëm i Planit të Ahtisaarit. 

  • Ambasada e SHBA e mirëpret nënshkrimin eMarrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit - 16 tetor, 2009

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara ngrohtësisht e mirëpret nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës për përfundimin e demarkacionit të kufirit midis dy vendeve. Lidershipi i dy vendeve ka treguar një përkushtim të veçantë për këtë zgjidhje dhe ka ndërmarrë një hap të madh përpara në sigurimin e stabilitetit rajonal. Me kënaqësi presim vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. 

  • Deklaratë nga Ambasada e SHBAnë lidhje me publikimin e Enciklopedisë nga ASHAM - 29 shtator 2009

    “Fokusi i përpjekjeve Amerikane në Republikën e Maqedonisë është në inkurajimin dhe përkrahjen e zhvillimit të një anëtari të suksesëshëm dhe në lulëzim të bashkësisë Euro-Atlantike. Publikimi i Enciklopedisë së ASHAM ka nxitur disa reagime, duke përshirë edhe reagimin tonë, ndaj shkrimeve të pasakta, fyese dhe problematike në kuptime tjera. Maqedonia është një shtet multietnik, dhe derisa qytetarët, politikanët dhe mediumet reagojnë ndaj kundërthënieve që burojnë nga mangësitë e këtij publikacioni ne dëshirojmë që ata të fokusohen në mënyrë konstruktive në qëllimet afatgjata të Maqedonisë”.  

  • Duke punuar së bashku për një të ardhme më të mirë - 1 shtator 2009 (pdf 132kb)

    Ambasadori Riker:“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë punuar me popullin e Maqedonisë në përmirësimin e arsimit për mbi 15 vite. Jemi partnerë me Qeverinë e Maqedonisë përmes USAID-it në renovimin e 120 shkollave për të krijuar mjedise mësimore cilësore që kursejnë energjinë. Ne trajnojmë mijëra mësues nga niveli parashkollor e deri tek ai universitar në metodologjitë e reja të fokusuara tek nxënësit dhe përdorimin e kompjuterëve në klasë. Ne ndihmojmë në zhvillimin e fuqisë punuese për të ndihmuar punëdhënësit të gjejnë talentin që u nevojitet.”... 

  • Ambasadori i SHBA Filip Riker dërgon urime me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit - 21 gusht 2009

    Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dëshiroj t’ua përcjell urimet e mija në emër të Kryetarit Obama dhe Sekretarit të Shtetit Klinton, muslimanëve që shënojnë Ramazanin në Maqedoni. Në gjithë Maqedoninë dhe nëpër botë, Muslimanët do të mblidhen së bashku me familjet e tyre dhe komunitetin në agjërim, lutje, dhe reflektim gjatë këtij muaji të shenjtë. Ramazani le të na përkujtojë që t’i shërbejmë njëri tjetrit në bamirësi dhe mirëkuptim, dhe në respektin e ndërsjellë për shprehjen e lirë të vlerave fetare. Më lejoni edhe një herë t’u ofroj urimet e mia në emër të ekipit të Ambasadës së SHBA-ve, për një shënim të bekuar dhe kuptimplotë të Ramazanit. 

  • Nxënësit që marrin pjesë në programin e Shkëmbimit YES nisen për një vit Shkollor në SHBA (pdf 406kb)

    Në një program të ri të shkëmbimit arsimor, nxënës të shkollave të mesme nga Maqedonia do të marrin pjesë në Programin e të Rinjëve për Këmbim dhe Studim (YES) që është i financuar nga Byroja për Edukim dhe Çështje Kulturore pran Departamentit të Shtetit. Ambasadori Riker u dëshiroi mirëseardhje 15 nxënësve dhe prindërve të tyre në një darkë të organizuar për nder të tyre. I filluar më 2003, programi YES ka për qëllim të ndërtojë ura të mirëkuptimit ndërkombëtarë, posaçërisht midis Amerikanëve dhe njerëzve nga vendet me një popullsi më të madhe muslimane. Pjesëmarrësit e YES jetojnë si “djal” ose “vajzë” në një familje Amerikane, angazhohen në aktivitete shkollore dhe janë vullnetarë në komunitetet e tyre. Ata mësojnë mbi shoqërinë Amerikane dhe vlerat e saj përderisa ndihmojnë në edukimin e të tjerëve mbi shprehitë dhe kulturën në vendet e tyre. 

  • Vlerësimi i Përsosmërisë në Armatën e Maqedonisë - 15 korrik, 2009 (pdf 49kb)

    Ambasadori Riker iu bashkangjit Ministrit të Mbrojtjes Konjanovski dhe Gjeneralit Stojanovski për të uruar Krye-kapterrin Boban Stojanoviç për vendosjen e emrit të tij në Murin e Famës në Akademinë e Nën-oficerëve të Armatës së SHBA në Fort Bliss, Texas. Krye-kapterri Stojanoviç është një nga vetëm tre ushtarët që vijnë nga jashtë Shteteve të Bashkuara që kanë marrë këtë vlerësim në historinë 36 vjeçare të Akademisë. Gjatë kësaj kohe, më shumëse 500 ushtarë nga 66 shtete e kanë kaluar këtë trajnim nga kjo akademi e mirënjohur për trajnimin e nën-oficerëve të lartë. Ministri Konjanovski dhe Gjenerali Stojanovski shfrytëzuan rastin t’i falënderojnë Nën-Kolonelin Tom Wilson dhe Nën-Kolonelin Wes Gould për bashkpunimin e tyre me ushtrinë e Maqedonisë në përpjekje për modernizim të kapacitetit të forcave të armoatosura të Maqedonisë. TV Sitel – video –WMV file, madhësia 3.73 MB »

  • Pritje me rastin e 4 korrikut dhe hapje solemne e Ambasadës së re Amerikane - (pdf 183kb)

    Më 2 korrik, Ambasadori Filip Riker dhe Zëvendës Drejtori i Zyrës për Operacione Ndërtimore Tejoqeanike, Lidja Muniz, ishin të shoqëruar nga mbi 800 mysafirë që morrën pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Pavarsisë së SHBA-ve. Festimi gjithashu shërbeu për dedikimin formal të ambasadës së re të SHBA në Shkup. Ambasadori Riker foli për rëndësinë e Ditës së Pavarsisë për Amerikanët si një manifestim i idealeve Amerikane. Ai gjithashtu theksoi se ambasada e re është shenjë e përkushtimit të Qeverisë së SHBA ndaj partneritetit dhe miqësisë me Republikën e Maqedonisë. Ambasadori theksoi fuqinë e lidhjes midis SHBA dhe Maqedonisë në vitet e kaluara dhe paralajmëroi përkrahje të vazhdueshme dhe bashkpunim me Maqedoninë në të ardhmen. Për të parë slajd shou me fotografi nga ky eveniment, ju lutem klikoni këtu »

  • Related Video: ALSAT TV (WMV - size 3.38 MB)

     

  • Duke i njohur Liderët e ardhshëm - 6 qershor 2009 (pdf 47.2kb)

    Të shtunën, më 6 qershor, Ambasadori Riker foli para të diplomuarve të Universitetit të Evropës Juglindore gjatë ceremonisë së marrjes së certifikatave. Ai i përgëzoi ata për përfundimin e studimeve dhe i sfidoi ata për të bërë botën më ndryshe. 

  • Hapja e McDonald's në Tetovë: Fjalim nga Ambasadori Filip Riker - 30 maj, 2009 (pdf 43,5kb)

    Ambasadori Riker “Ky eveniment sot në Tetovë është argëtues për shkak se hapja dhe zgjerimi i një brendi ikonik amerikan siç është McDonald’s na përkujton se për çfar të gjithë ne jemi duke punuar: Suksesi ynë më i madh është kur njerëzit shoqërohen dhe ndajnë së bashku aspekte të kulturës së tyre, ekonomisë dhe qënien e jetës së tyre.”… 

  • President i zgjedhur Ivanov viziton Ambasadën e re - 11 maj, 2009

    11 maj—Presidenti i zgjedhur Ivanov dhe familja e tij e shoqëruan Ambasadorin Riker në një shetitje në Ambasadën e re amerikane një ditë para inaugurimit të tij. Përpos që shetiti në objektet e reja, ai poashtu vizitoi personelin e ambasadës dhe shprehu gadishmërinë e tij për të punuar në arritjen e qëllimit të Maqedonisë për integrim të plotë Euro-Atlantik. 

  • Presidenti Crvenkovski viziton ambasadën e re - 5 maj 2009

    5 maj- Presidenti Crvenkovski vizitoi ambasadën e re të SHBA në Maqedoni. Vizita filloi me ceremoni formale me marinsat amerikan dhe pastaj vazhdoi nëpër kompleks. Si shenjë nderimi ambasadori Riker i dha presidentit Crvenkovski flamur i cili është valuar në ambasadën e vjetër amerikane. Presidenti Crvenkovski ishte i impresionuar me shiqimin nga ambasada e re dhe me kompleksin modern. 

  • Dita botërore e lirisë së mediave - nga Ambasadori Filip T. Riker, 4 maj, 2009 (pdf 188kb)

    Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave, dëshiroj të shrfytëzoj rastin të falënderoj mediat për punën e tyre gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale dhe lokale. Shumë analistë të pavarur njohën punën e shkëlqyeshme të gazetarëve gjatë fushatës dhe infomimin e opinionit për kandidatët dhe qëndrimet e tyre mbi çështje të rëndësishme me të cilat ballafaqohet vendi. ... 

  • Deklaratë nga Robert A. Vud, ushtrues i detyrës zëdhënës (Zgjedhjet presidencale dhe lokale në Maqedoni) - 8 prill, 2009

    Shtetet e Bashkuars urojnë presidentin e zgjedhur Gjorge Ivanov. Shtetet e Bashkuara shprehin gadishmëri që të punojnë me presidentin e zgjedhur Ivanov dhe ekipin e tij për çështjet e rëndësishme për Maqedoninë dhe rajonin. Ne poashtu urojmë Republikën e Maqedonisë për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe lokale në të gjithë vendin në atmosferë të qetë dhe demokratike, të cilat përfunduan më 5 prill. 

  • Deklaratë e ambasadorit Riker pas pres konferencës për monitorimin e zgjedhjeve - 23 mars 2009 (pdf 193kb)

    Ambasadori Riker: Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që rrethi i parë i zgjedhjeve shumë të rëndësishme lokale dhe presidenciale në Maqedoni kaloi mirë. Ne pajtohemi me vlerësimin e OSBE-së dhe organizatave tjera vëzhguese se këto zgjedhje ishin në përgjithësi të mira. Fushata rrjedhi në atmosferë pozitive dhe shumë nga problemet që u vunë re qershorin e vitit të kaluar u tejkaluan. Kjo sjell vlerësim pozitiv dhe mendoj se merita u takon autoriteteve në Maqedoni, posaqërisht Komisionit shtetëror të zgjedhjeve që edhe pse me staf të kufizuar punoi zellshëm për t’i realizuar këto zgjedhje të komplikuara, sidomos nëse merret parasysh edhe bora që ra gjatë fundjavës... 

  • SHBA urojnë Maqedoninë për zgjedhjet e 22 marsit: Brifingu ditor i Departamentit të Shtetit-23 mars 2009 (pdf 138kb)

    Z. Vud: “Shtetet e Bashkuara urojnë Maqedoninë dhe qytetarët e saj për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale me 22 mars, të cilat në përgjithësi kaluan mirë dhe pa dhunë. Qytetarët e Maqedonisë kanë meritën për jehonën e madhe përkundër borës të madhe. Vlerësimi preliminar i OSBE/ODIHR është se zgjedhjet i përmbushën standardet e OSBE-së dhe Këshillit të Evropës.”… 

  • Koha që të shkëlqejmë: Filip Riker, Ambasador i SHBA - 20 mars 2009 (pdf 86.8kb)

    Derisa Maqedonia përgatitet për zgjedhjet që vijojnë, e inkurajoj çdo qytetar që ta ushtrojë të drejtën e tij ose të saj demokratike, që të ndihmoni në zgjidhjen e drejtimit të vendit tuaj në ardhmëri. Kjo është një e drejtë vetëm e juaja dhe ju duhet të keni mundësi të votoni pa frikë, frikësim dhe dhunë. Presim nga qeveria juaj që t’i ndërmarrë hapat e nevojshme me qëllim që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të drejta. Pjesëmarrja juaj në ditën e zgjedhjeve është po aq pjesë integrale për zgjedhje të sukseshme… 

  • Deklaratë e përbashkët e Shefit të Misionit Vëzhgues të OSBE-së në Shkup, Ambasadorit Hose - Luis Herero; të Dërguarit Special të BEsë dhe Shefit të Delegacionit të Komisionit Evropian, Ervan Fuere dhe Ambasadorit të SHBA-ve, Filip T. Riker - SHKUP, 13 gu

    Misionet e OSBE-së, Bashkimit Evropian dhe Ambasada e SHBAve në Shkup sot shpallin deklaratën si vijon për ta shënuar tetë vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. “E kemi nderin ta shënojmë tetë vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Shteti ka bërë progres pozitivë në zbatimin e kësaj Marrëveshjeje dhe në përmirësimin e relacioneve ndëretnike gjatë tërë asaj kohe. Misionet e Bashkimit Evropian, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e nxisin zbatimin e tërësishëm të Marrëveshjes Kornizë, jo vetëm në letër por edhe në praktikë. Ne i inkurajojmë të gjitha autoritetet relevante t’i intensifikojnë përpjekjet e tyre për ta arritur këtë qëllim. Marrëveshja Kornizë vazhdon të mbetet fuqia lëvizëse korrekte dhe adekuate për të mundësuar siguri dhe stabilitet politik dhe për të promovuar relacione ndëretnike, dhe ne e riafirmojmë përkushtimin tonë të fuqishëm ndaj këtyre vlerave.”  

  • Kënaquni Sot, Mbroni të Nesërmen - 20 korrik 2009 (pdf 138kb)

    Të përditshmet Dnevnik dhe Koha botuan një kolumnë nga Ambasadori Filip Riker ku theksohen ndryshimet më të fundit të ligjeve të SHBA për të ndihmuar në ruajtjen e resurseve natyrore dhe që fton në një përpjekje të përbashkët për të mbrojtur planetin tone. 

  • Optimizmi ju lëviz përpara:Nga Ambasadori Filip T. Riker - 31 dhjetor, 2008 (pdf 283kb)

    Ambasadori Riker e vlerësoi vitin e kaluar dhe foli në lidhje me sfidat që gjinden përpara, në koment për numrin e fundit të vitit të gazetës Lajm. 

PDF LEXUES

  • PDF LEXUES
    Verzion falas

    Të gjitha dokumentet në këtë faqe janë në PDF format. Për t’i hapur ato, në kompjuterin tuaj duhet të keni të instaluar PDF lexuesin. Verzionin falas të programit mund ta shkarkoni duke klikuar në linkun e dhënë më lartë.